Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Francë dhe Rumani.
Është dekoruar me Urdhërin “Nderi Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të nderit”. Është vlerësuar me disa çmime, siç është “Prix Mondial Cino Del Duca”; “Man Booker International Prize”, “Prince of Asturias”. Ndërsa, ka qenë edhe disa herë pretendent për çmimin Nobel.
Shqiptarët më shumë se çdo gjë edhe kushdo i ka bashkuar pena, vizioni dhe angazhimi letrar i Ismail Kadaresë. E thënë kjo nga studiues, akademikë, por edhe shkrimtarë bëhet edhe më reale. Sot shkrimtari i njohur edhe fort i dashur për lexuesit, Ismail Kadare, feston 83-vjetorin e tij të lindjes.
Vepra e tij e njohur jashtë kufjeve të Shqipërisë, ka bërë të mundur që kultura, gjuha dhe identiteti ynë të njihen konkretisht, duke u përkthyer në më shumë se 45 gjuhë të huaja. Nuk ka munguar urimet e para për Ismail Kadaren edhe ngë politikanët.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, shkruan se: Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shkruan se shqiptarët janë me fat që e kanë shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë identitare.
“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”.
Ismail Kadare u lind në 28 janar në Gjirokastër, ku edhe mbaroi disa vite shkollë për të vijuar më pas studimet e larta për Gjuhë Letërsi në Tiranë, e më pas në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”.
Pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik kthehet në Tiranë. Por, në vjeshtën e viteve ’90 vendos që të largohet në Parisë. Edhe sot e kësaj dite jeton midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Francës.
Vlerat gjuhësore, artistike dhe ato letrare që përcillen nëpërmjet veprës së tij njihen brenda edhe jashtë kufijve. Fryma që ai punon në veprat e tij, etnografike, por edhe prezantimi i identitetit shqiptar, e ka bërë që vepra e tij të skalitet fort në memorien e lexuesit.
Është anëtar i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Francë dhe Rumani. Është dekoruar me Urdhërin “Nderi Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të nderit”. Është vlerësuar me disa çmime, siç është “Prix Mondial Cino Del Duca”; “Man Booker International Prize”, “Prince of Asturias”. Ndërsa, ka qenë edhe disa herë pretendent për çmimin Nobel. Gjatë vitit që lamë pas Kadare u rikthye tek lexuesi me librin “Kur sunduesit grindet”.