Ndëron jetë efektivi i policisë, nuk arriti t’i shpëtonte goditjes nga hemoragjia cerebrale

Ka ndëruar jetë efektivi i policisë në Kukës, Refik Axhami si shkak i goditjes së një homeragjie celebrale kështu duke e paralizuar menjëherë.

Sipas burimeve mësohet se i ndjeri Axhami është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Kukësit, e ku më pas për mjekim të specializuar e kanë dërguar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetoj, kështu duke i marrë jetën efektivit.

Njoftimi i Policisë:

Punonjësi i Policisë Inspektor Refik Axhami, efektiv i Komisariatit të Policisë Kukës, në DVP Kukës ëstë ndarë nga jeta dje, më datë 20.04.2020, rreth orës 03.00.

Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit përmes një njoftimi në Facebook.

Axhami njihej si një punonjës policie me integritet moral dhe profesional. Refik Axhami, lindi me 13 Shkurt 1966, në fshatin Shtiqen, Kukës. Më 10 Maj 1996, pranohet në strukturat e Policisë së Shtetit në detyrën trupe shërbimi dhe gatishmërie në Komisariatin e Policisë Kukës, ku shërbeu për gati 24 vjet.

Pasditen e datës 18.04.2020, rreth orës 17.30, Inspektor Refik Axhami, vijonte detyrat institucionale në qytetin e Kukësit se bashku me kolegët e tij, ku një goditje e menjëhershme e hemoragjisë cerebrale e paralizoi menjëherë.

Kolegët e dërguan me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku mjekët i dhanë menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas e dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku i është nënshtruar një mjekimi më të specializuar. Mirëpo fatkeqësisht goditja kishte qenë fatale dhe Refiku, nuk mundi që ta përballoj me sukses. Në orët e para të mëngjesit të datës 20.04.2020, Refiku ndërroi jetë.

Gjatë këtyre viteve, Refiku ka kryer detyra të ndryshme, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, në strukturat e rendit publik, policisë kufitare, dhe nga viti 2015, ka kryer detyrën e ndihmës specialistit të zonës (SPZ), në Seksionin e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kukës.

Loading...