Ndërpret notimin për të mbërritur në Vlorë, Eva Buzo shtrohet në spital me hipotermi

Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buza ka ndërperë më herët udhëtimin e saj të gjatë nga Brindisi drejt Vlorës. Fatkeqsisht ajo u detyrua të ndërpriste gjithçka teksa ishte vetëm 10 milje larg tokës shqiptare.

Avokatja është shtruar në spitalin e Vlorës ku është vënë në terapi intensive me mjekët që e kanë diagnostikuar me hipotermi për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë.
Eva Buzo u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto në Itali për të mbërritur në Atdheun e gjyshërve në Vlorë por ky udhëtim historik merr fund para kohe.

35 vjeçarja është e para femër që guxoi të ndërmerrte këtë sfidë. Gjatë 29 orëve të udhëtimit të saj avokatja me origjinë shqiptare që jeton në Australi u shoqërua nga një ekip prej disa personash.

“Dëshira më e madhe e imja është që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritem me përshëndetje nga familjarët që jetojnë në Shqipëri”, është shprehur ajo në një intervistë në media. Rekordi i saj është 25 orë dhe 90 minuta, korrikun e kaluar në Gjenevë në një liqen.

Eva Buzo ka lindur në Australi dhe është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

35 vjeçarja është me profesion avokate dhe është shumë e suksesshme. Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj, duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës. Kjo ide lindi gjatë periudhës së pandemisë ku dhe vendosi që të shkonte me not në Atdheun e të parëve të saj.

Loading...