Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar dy minuta pushim për të bërë një ankesë për drejtuesen e Kuvendit, pas përplasjes verbale që pati Ermonela Felaj me deputeten Jorida Tabaku.
Felaj nuk i dha fjalën kësaj të fundit, ndërsa e quajti “grifshë”.
“Kërkoj dy minuta pushim në emër të grupit për të bërë ankesë ndaj drejtueses së Kuvendit për uzuprim për të drejtën e të folurës, për fyerjen është në etikën tuaj dhe me sa ju njoh ju mungon dhe nuk ua jap dot unë”, tha Tabaku.
Më herët kur deputetja Tabaku kërkoi fjalën, Felaj nuk ia dha duke i thënë ndër të tjera se nuk flet me etikë ndaj kolegëve dhe se nuk ‘mund të bëjë grifshën’.
Më pas është ndërprerë seanca.
Loading...