Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv.
Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.
I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.
Loading...