Ndërron jetë aktori i njohur

Ka ndërruar jetë në moshë 83-vjeçare aktori Ned Beatty.

Mësohet se një nga figurat më emblematike e televizonit amerikan vdiq ditën e sotme në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Familjarët e aktorit kanë shprehur se duan të qëndrojnë privatë në këtë çështje.
Ndërkohë aktori u bë i famshëm në 1976 përmes filmit ‘Rrjeti’’ ku ai kishte një monolog 6 minutësh. Ai njihet për rolet në filmat si ‘Supermen’ dhe ka dubluar filmat e animuar ‘Rango’ dhe Toy Story 3.

Loading...