Ndërron jetë biznesmeni i fuqishëm shqiptar, shpesh u vu në qendër të akuzave të opozitës së PD për shkak të lidhjeve familjare me Damian Gjiknurin

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën biznesmenit të ndërtimit Thodhori Gjiknurit. Njohet si një prej arkitektëve dhe inxhinierëve më të njohur të qytetit të Vlorës deri para viteve ’90.

Biznesmeni është shuar nga jeta në moshën 70 vjeçare. Dhori Gjiknuri, pas viteve ’90, doli si biznesmen i pavarur me firmën e ndërtimit Andi Shpk, të cilës i vendosi emrin e djalit të tij.

Inxhineri dhe ndërtuesi I njohur u vu shpesh në qendër të akuzave të opozitës së PD për shkak të lidhjeve familjare me ish-ministrin Damian Gjiknuri. Por në Vlorë të gjithë e kujtojnë për emrin e mirë që ka lënë, zemrën e madhe, dhe një sërë veprash të rëndësishme për qytetin./shqiperiaime

Loading...