Ndërron jetë futbollisti shqiptar, po kthehej në atdhe për festa

Lojtari me origjinë shqiptare, Shendrit Ameti ka humbur jetën nga një aksident me makinë gjatë rrugës për në Kosovë. Lojtari 24 vjeçar i cili aktivizohej me ekipin e katërt të Munchen1860 ka tronditur rëndë klubin dhe shokët e tij.

Sipas njoftimit të klubit ku ai aktivizohej, aksidenti ka ndodhur shumë pranë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në makinë kanë qenë dhe dy të afërmit e tij të cilët janë në gjëndje të rëndë e ndërsa automjeti që është përplasur është larguar nga vendngjarja.
Postimi i klubit:

“TSV 1860 Munchen, është tronditur nga humbja e shokut të ekipit, Shendrit Ameti. Lajmi për vdekjen e tij na ka goditur rëndë të gjithëve në klub. Shendriti ishte një lojtar aktiv në ekipin tonë të divizionit të katërt të futbollit për meshkuj.
Gjatë festës së Krishtlindjes, 24-vjeçari pësoi vdekjen në një aksident tragjik drejt rrugës për në shtëpinë e familjes së tij, afër kufirit Serbo-Kosovar.

Shendrit, i quajtur Shen nga shokët dhe miqtë e tij, ka nisur karrirën e tij me ekipin e rezervave amatore të Luanëve që nga viti 2019. Tipi i tij simpatik dhe mirësia, do të mbahen mend përgjithmonë nga të gjithë ata që e njohën. I përulemi me mirënjohje dhe me respekt Shendrit dhe do ta nderojmë në TSV 1860 Munchen.

Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e Shendrit dhe për të gjithë ata që vuajnë humbjen e tij.”

Loading...