Mëngjesin e sotëm u dha lajmi për vdekjen e aktorit Guljelm Radoja, dhe menjëherë ka ardhur reagimi i regjisorit Mevlan Shanaj. Në një intervistë televizive ai tha se ai vdiq nga pakujdesia.
“Është shumë lajm tronditës. Para disa ditësh thashë se besoja që do i jepej ndihma e specializuar. Është figurë kombëtare, është një aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshëm. Kush kujton Radojën, e ka parasysh imazhin e njeriut të shkëlqyer. Ai nuk vdiq nga një atak kardiak, por nga një pakujdesi. Le të flasë çdo mjek në botë, ka mbi një muaj që është në gjendje të rëndë. Si e lanë Guljelmin për një muaj në këtë gjendje?! Patjetër që duhej të tregohej një ndihmë e specializuar më e madhe. Tani që na iku mund të flasim të gjithë, por e vërteta është se ka ikur një vlerë kombëtare, një njeri që nuk harrohet dot. Vepra e tij është madhore.
Ndërron jetë Guljelm Radoja, regjisori shqiptar: Vdiq nga pakujdesia, si e lanë në këtë gjendje për një muaj
Loading...