Pierre Cardin ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 98-vjeçare.
Ai vdiq në mëngjes në spitalin Amerikan në Neuilly, në perëndim të Parisit. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e tij.
Lindur në San Biagio di Callalta (Venecia) më 2 korrik 1922, Pierre Cardin kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi te qepë. Ai zbarkoi në Paris në 1945 dhe bëri debutimin e tij të parë.
Në 1946, Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte të tijën, në 10 rue Richepanse.
Loading...