Ndërron jetë moderatorja e njohur e ekranit italian

Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian të njohur edhe në Shqipëri, “Le Lene”, ndërron jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmi u bë i ditur nga redaksia e “Le Lene” me një postim në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar.

Nadia ishte dirigjente dhe menaxhonte “Le Lene”, gjthashtu ajo realizoi dhe një libër që e titulloi “Lulëzimi në dimër”. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore gjatë trajtmit me kimioterapi ajo e vazhdonte punën, pasi e donte shumë televizionin.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”, tha Nadia në një postim të kaluar në profilin e saj.

Postimi i saj i fundit në Instagram ishte në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “.

Loading...