Ndërron jetë në moshë të re ylli i futbollit, dyshohet se u vra në një…

Një lajm tragjik vjen nga Anglia. Futbollisti 23-vjeçar Kodi Fisher, u godit me thikë për vdekje në një klub nate, në pistën e vallëzimit në Birmingham.

I riu doli në qytet për t’u argëtuar, por kjo ditë festive për të u shndërruar në një ngjarje të kobshme.

“Na thyen zemrat. Unë kam humbur mikun tim më të mirë, të familjes time dhe kërkojmë privatësi dhe respekt në këtë kohë të tmerrshme”, shkroi familja e Kodit.

Futbollisti i ndjerë ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Birmingham, dhe gjithashtu ishte në prova me ekipin Ualsall.

Loading...