Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare futbollisti i njohur

Komuniteti lokal i Siros, Greqi është tronditur nga vdekja e papritur e një 28-vjeçari.

Sipas informacioneve të cyclades24, i riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Sirosit, pasi ka raportuar se kishte shqetësime dhe dhimbje në zemër. Sapo mbërriti në urgjencë ai vdiq, edhe pse mjekët bënë gjithçka për ta rikthyer në jetë.

28-vjeçari Konstantinos ishte futbollist i A.O. Pagus i Syros dhe së fundmi kishte pasur shqetë sime, ndërsa ishte konsultuar me mjekë.

Loading...