Eileen Ryan vdiq të dielën në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi të hënën një zëdhënës i familjes së famshme të yllit.
Ajo do të ishte 95 vjeç në fund të këtij muaji, shkruajnë mediat e huaja.
Informacione shtesë, duke përfshirë shkakun dhe mënyrën e vdekjes së saj, nuk ishin të disponueshme menjëherë.
Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn, 62 vjeç dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40 vjeç, si dhe muzikantit Michael Penn, 64 vjeç.
Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në Nju Jork në vitin 1957 në provat për shfaqjen “The Iceman Cometh”. Të dy u martuan menjëherë pas takimit dhe qëndruan të martuar deri në vdekjen e Leos në 1998.
Ryan gjithashtu u shfaq në Broadway në “Sing Till Tomorrow” nga 1953 deri në 1954 dhe më pas përsëri në 1958 për “Comes a Day”.