Ndërron jetë nga Covid-19 një tjetër mjek

Ndërron jetë një tjetër mjek në Kosovë, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Bëhet fjalë për Internistin dhe Nefrologun nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi,

Mjeku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi bëhet i ditur nga familjarë të tij.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi.

Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19.

Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm.

Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë”, shkruhet në postimin e një prej familjarëve të mjekut të ndjerë.

Loading...