Ndërron jetë portieri legjendar, i pari që luajti në pesë Botërore

Futbolli botëror është “zhytur” në zi, pasi ka ndërruar jetë i madhi Antonio “Tota” Carbajal, i cili luajti i pari në pesë Kupa Bote.

Meksikani, i cili launte si portier, vdiq në moshën 93-vjeçare. Carbajal bëri histori pasi ishte futbollisti i parë që laujti pesë Botërore. Në veçanti, ai konkurroi në ato të viteve 1950, 1954, 1958, 1962 dhe 1966. Në nivel kolektiv, ai luajti për Club Oviedo, Real Club Espana dhe nga 1950 dheri në 1966 në Leon.
Përveç Antonio “Tota” Carbajal, pesë lojtarë të tjerë shkuan në pesë Botërore dhe regjistruan pjesëmarrjen e tyre. Andres Guardado me Meksikën, Lothar Matheus me Gjermaninë, Rafael Marquez me Meksikën, ndërsa këtë vit iu bashkuan Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Loading...