Ndërron jetë shqiptari,u infektua me malarje në Afrikë

Një 35 vjeçar nga Shkupi, i cili me gjasë ishte infektuar nga malaria në një udhëtim pune në Ganë, ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive thonë se ai ishte shtruar në spital menjëherë pas mbërritjes në Klinikë dhe se ishin marrë të gjitha masat e duhura, por që për fat të keq gjendja e tij ishte ndërlikuar.

Loading...