Ndërron jetën sapo lind fëmijën, Covid-19 i shkatërron jetën 24-vjeçares

Një 24-vjeçare ka ndërruar jetën në Kosovë, për shkak të Covid-19. E reja ishte e infektuar prej ditësh dhe për shkak të problemeve të theksuara me frymëmarrjen, mjekët në Kosovë janë detyruar që ta bëjnë lindjen me operim.
Mjekët kanë treguar se foshnja është në gjendje shumë të mirë, por e ëma nuk mundi të shpëtojë.

“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë mjeku që bëri operacionin.

Ky nuk është rasti i parë që nënat shtatëzanë ndërrojnë jetë përshkak të Covid-19.

Loading...