6 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, për shkak se akuzohen se kishin ngritur një fermë kanabisi. Të arrestuari janë 5 burra dhe një grua kjo e fundit është lënë në arrest shtëpie.
Shqiptarët janë arrestuar mëngjesin e sotëm, ndërsa policia ka mundur të zbulojë edhe fermën e kanabisit në fshatin Pavian në komunën e Villanterio në Milano.
Ferma e kanabisit ishte me kushte optimale për rritjen e bimëve narkotike ndërsa ishte vendosur në një depo të vjetër.
Në total sipas mediave italiane janë sekuestruar 10 mijë bimë kanabis si dhe 10kg drogë të paketuar që ishte bërë gati për shitje. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 24-50 vjeç.
Loading...