Ndeshja e kombëtares shqiptare kundër Polonisë ditën e martë në stadiumin “Air Albania” ka detyruar policinë të shtoj masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave, ndërsa konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.
Nga ora 16:00 deri në përfundim të dneshjes do të ketë disa bllokime të rrugësh, ndër to rruga përreth stadiumit, rrugaët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “ Gjergj Filipi”, “Asim Zeneli”, “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Hyrja e tifozë do të bëhet duke filluar nga ora 18:00, ndërsa gjithçka do të monitorohet nga blutë. Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, e më gjerë. Çdo tifozë do të duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.