Ndëshkim për shkelësit/ Masat anti-COVID, dyfishohen grupet e kontrollit në vijën bregdetare

Institucionet shtetërore kanë dyfishuar grupet e kontrollit në terren për inspektim në zonat turistike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në inspektimin për zbatimin e masave anti-COVID në një biznes në qytetin bregdetar të Durrësit u shpreh se ata që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten.

“Policia ka kryer veprime aktive për ndëshkimin e atyre që nuk respektojnë protokollet. Nëse vërejmë me kënaqësi nga qytetarët që janë në karantinë mbi bazën e listave që kemi shkëmbyer, nuk është i njëjti vlerësim apo përkushtim nga një pjesë qytetarëve që janë lejuar për të ushtruar aktivitete dhe nuk i respektojnë këto protokolle.

Rasti më i freskët para dy ditësh në Durrës, ku janë ndëshkuar dhe proceduar administratorët që nuk kanë respektuar rregullat” tha ai. Sezoni turistik këtë verë, ndryshe nga herët e tjera po zhvillohet mbi bazën e protokolleve anti-COVID duke filluar nga qëndrimi në çadër deri te akomodimi në hotel.

Loading...