Ndihma për zjarret, flet ministri i Kosovës:’Jemi me ju sa herë të keni nevojë. S’e harrojmë ndihmën gjatë lùftës’

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, ka folur për situatën e zjarreve në vendin tonë dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet e Kosovës për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Ai thotë në një lidhje live me “Fax Neës” se janë angazhuar 34 zjarrfikës, së bashku me makinat e specializuara për fikjen e zjarreve, si dhe 32 trupa të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ministri Svelça u shpreh se Kosova nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e dhënë nga Shqipëria gjatë periudhës të luftës, duke thënë se do të na gjendet pranë sa herë të jetë nevoja.

“Ne me të marrë kërkesën nga autoritetet e Shqipërisë jemi mobilizuar si me Forcat e Sigurisë së Kosovës ashtu dhe me zjarrfikësit, me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave e cila është në kompetencat e Ministrisë së Brendshme. Në një kohë relativisht të shkurtër jemi mobilizuar dhe kemi kaluar në territorin e Shqipërisë, për të asistuar autoritetet e Shqipërisë në luftën kundër zjarreve.

Tashmë ne kemi një numër relativisht të madh të zjarrfikësve dhe pjestarëve të FSK-së të cilët po ballafaqohen me zjarret atje dhe po u vinë në ndihmë autoriteteve shqiptare. Ne kemi angazhuar 34 zjarrfikës dhe me nënvetura të specializuara me zjarrfikëset, në të njëjtën kohë kemi vënë në dispozicion edhe një numër tjetër të zjarrfikësve. Kemi gjithashtu edhe 32 pjestarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ne kemi marrëveshje formale për këtë asistencë, por mbi të gjitha është vullneti që sa herë të ketë nevojë të jemi në krahë të Shqipërisë, ashtu siç populli i Shqipërisë ka qenë në krahun tonë kur ne kemi pas nevojë. Ne në asnjë moment nuk harrojmë ndihmën e dhënë ndaj popullit të Kosovës në periudhën e luftës ’98, ’99.

Në shumë raste Shqipëria historikisht na ka ndihmu në mënyra dhe raste të ndryshme. Ky vullneti për të ndihmuar njëri tjetrin duhet të jetë gjithmonë aktiv, pa llogaritur një baraspeshë sa herë ata dhe sa herë ne“, u shpreh Svelça.

Loading...