Ndiqej prej ditësh, kush janë dy bashkëpunëtorit e efektivit të RENEA-s që u kap me 1 kg kokainë

Një efektiv i RENEA-s, Xhulio Liçi është arrestuar sot me 1 kg kokainë. Së bashku me të në pranga përfunduan dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Mësohet se të arrestuarit e tjerë janë Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci janë kapur në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit.

Ndërhyrja e policisë për të arrestuar efektivin që shërbente si mburojë erdhi pas informacioneve që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte mbi lëvizjet dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Liçit.
Efektivi i policisë ndiqej prej ditësh pas dyshimeve që merrej me drogë, dyshohet se ai kishte rolin e transportuesit.

Aksioni i policisë, për shkatërrimin e grupit kriminal ende vazhdon ndërsa po bëhen kontrolle edhe në banesa.

Loading...