Ndizet shpresa! Spitali Amerikan merr përsipër të trajtojë rastin e Luan Merkohasani nga Tepelena

Rasti i Luan Merkohasani i cili prej më shumë se një viti ndodhet në shtrat pa lëvizur dhe nuk mundet të flasë si pasojë e një aksidenti bëri që stafi i emisionit “Mendo për mua” të udhëtonte drejt Tepelenës . Por, tashmë është ndezur drita e shpresës për Luanin pasi Spitali Amerikan ka marrë përsipër të trajtojë rastin e tij.

Drejtuesja e emisionit “Mendo për Mua”, Aida Shtino surpizoi familjen e Luanit duke iu treguar se kishte nje lajm të mirë, ndërsa më pas presidentja e Fondacionit “Kasem Hysenbelli”, Donika Hysenbelli dha detaje duke thënë se Spitali Amerikan kishte marrë përsipër shtrimin e Luanit.

Familja e Luanit ndoqi live në Fax News menaxheren e Spitalit Amerikan, e cila tha se spitali do të vendosë në dispozicion aparaturat dhe mjekët më të mirë.

“Sapo u njohëm me rastin shprehëm dëshirën ta marrim përsipër. Ne si klinikë e kemi marrë përsipër, që të vendosim në dispozicion të gjitha aparaturat dhe ekspertët më të mirë. Në momentin e parë që Luani do të vijë në Tiranë, ne do të fillojmë me trajtimin e tij”, tha menaxherja e Spitalit Amerikan.

Advertisements

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Luanin na kontaktoni në:

Instagram: mendo.permua
Facebook: Mendo per mua
Mob: 069 45 45 454
Email: fondacionihysenbelli@gmail.com
Te dhënat bankare:
Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë
Swift code: CDISALTR
Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: fondacionihysenbelli@gmail.com

I pamasë ka qenë emocioni në familjen e Luan Merkohasanit mbrëmjen e sotme pasi Spitali Amerikan mori përsipër trajtimin e tij me terapi. E motra dhe e ëma e 37-vjeçarit u përlotën duke falenderuar pafundësisht për ndihmën e dhënë me shpresën se Luani do të shërohet.

Pjesë nga emisioni:

Enkeleda Tushi: S’kam fjalë, ju falenderojmë me shpirt.

Menaxherja e “Spitalit Amerikan”: Në momentin e parë që do të vijë në Tiranë, do fillojmë me terapinë.

Shtino: Pasnesër shihemi në Tiranë, ju përqafoj shumë. Luani reagon, ka një fuqi brenda vetes dhe patjetër do ngrihet në këmbë.

Menaxherja: Mendojmë se do arrijmë rezultate të kënaqshme.

Enkeleda: Zoti jua bëftë jetën diell të gjithëve, nuk e prisnim!

Luan Merkohasani pësoi një aksident me makinë në 25 janar të vitit 2021 dhe prej asaj dite nuk ka mundur të flasë apo të ecë më. Familja e tij u shpreh për emisionin “Mendo për mua” se kanë bërë apel shumë herë që rasti i tij të merrej përsipër pasi ai ka nevojë për fizioterapi në spital.

Loading...