Ndjekje si në filma në Pogradec, makina me sirianë aksidentohet duke i ikur policisë

Një tjetër rast i trasnportimit të emigrantëve të paligjshëm është goditur mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Ngjarja e denje per nje films aksion ka ndodhur gjate kohes qe policia ishte ne ndjekje të një automjeti me shtetas sirianë, i cili ka pikasur postobllokun e policisë dhe ka tentuar te largohet me shpejtësi duke shkaktuar nje aksident.
Makina me shtetas te huaj mesohet se eshtë përplasur pranë një trotuari dhe me pas policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe dyshohet të ketë pasur rreth 4-5 refugjatë në makinë.

Pas hetimeve ne vendngjarje, policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër qe dyshohet se ka qene pjese e autokolones me refugjate siriane.

Loading...