Ka folur për mediat greke shqiptari i cili ka dalë vullnetar për të shuar zjarrin në Greqi. Astriti, i lindur në Shqipëri, por prej vitesh jeton në Greqi, ëshët cilësuar si heroi, pasi i palodhur po punon për shuarjen e zjarrit, që ka shkaktuar dëme të panumërueshme, përfshirë edhe jetë njerëzish.
Shqiptari u dallua në përpjekjen e guximshme që bëri në Evia, ku me një degë peme tentoi të fikte zjarrin, duke vënë në rrezik jetën e tij. Pamjet që flasin vetë, tregojnë se shqiptari u përball me shumë pengesa, por nuk u ndal, derisa arriti në një përfundim pozitiv
“Po digjej shtëpia jonë, prona e të gjithëve dhe hyra brenda. Ndjeva si për atdheun tim, jam këtu për 29 vjet dhe bëra çmos për të shuar zjarrin. Arritëm në pikën e fundit dhe thashë se duhet të shpëtojmë. Ndjej se kam një detyrim ndaj këtij vendi”, ka thënë për mediat ai.