Ndocaj është renditur ndër 10 deputetët më injorantë, ja reagimi i ish-deputetit të PS

Ish-deputeti i PS, Eduard Ndocaj reagon pasi gazetarja e ‘Ora News’, Dajana Shabani e pyet se është përfolur dhe renditur në shkrimin e një portali si një nga 10 politikanët më injorantë.

Ndoci e ka marrë me sportivitet këtë “klasifikim”, megjithatë ai deklaron se pas këtij shkrimi fshihet Ben Blushi bashkë me një gazetar.

“Më erdhi keq jo se më quajtën injorant se atë nuk e ka bërë një studim global, por Ben Blushi me një gazetar. Sidoqoftë kanë mendimin e tyre, ajo që më mërzit është se nuk duhet të më përziente me të tjerët që ishin renditur, pasi të paktën nga pikëpamja ime politike kamë deklatuar gjithmonë realitetin që ditën që kam ardh.

Nuk jam doktor, profesor, por në Itali kam bërë një emër pozitiv si emigrant, jam i dekoruar si një dnër biznesmenët më të suksesshëm, s’kam mbaruar shkolla me qenë orator”, u shpreh Ndocaj.

(shqiperiaime)

Loading...