Sikurse e shihni në foto, makinës së bardhë i janë “dyllosur” dyer e kofano, një veprim i paparë dhe padëgjuar më herët.
Automjeti në fjalë i përket ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva, nga radhët e LSDM-së. Lidhur me këtë incident, që e ka tronditur psikologjikisht, Jançeva e drejtoi gishtin e fajësisë nga kryetari aktual i Komunës së Aerodromit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski.
“Bashkëqytetarë të mi, a shkohet kështu në Evropë? Me frikësime? Një veprim i tillë është pasqyrim i pafuqisë së kryetarit Timço Mucunski. Siguria e qytetarëve të bindjeve ndryshe nga kryetari është e rrezikuar”, – shkruan Jançeva. Pas zgjedhjeve të fundit vendore, Jançeva është këshilltare nga radhët e LSDM-së në përbërjen e re të Bashkisë së Shkupit.