Ndodh fenomeni i pazakontë! Mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike

Një stuhi e fuqishme rëre mbuloi dje vendet e lindjes së mesme, përfshirë Arabinë Sudite, Irakun dhe Kuvajtin.
Për shkak të erës së fortë dhe stuhisë u detyruan të mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike.

Në Kuvajt, aeroporti ndërkombëtar pezulloi të gjitha fluturimet e avionëve. Që nga mesi i prillit, Iraku, një nga pesë vendet më “të cenueshme” ndaj ndryshimeve klimatike, ka përjetuar të paktën tetë stuhi të tilla pluhuri dhe rëre.

Në Bagdad një re gri pluhuri mbuloi rrugët.

Loading...