Ndodh mrekullia! Gjithçka u shkrumbua tek Notre Dame përveç kryqit

Kryqi i Altarit të Artë të Notre Dame është parë me ngjyra të ndezura midis hirit si një simbol i shpresës pasi një zjarr masiv ra mbrëmë në katedralen 850 vjeçare.

Duket si një shenjë hyjnore dhe imazhi shpresëdhënës vjen pasi frika se i gjithë simboli i kryeqytetit francez do të shkatërrohej pasi zjarri shkatërroi shumë pjesë të arkitekturës gotike prej mbrëmjes së djeshme.

Vendasit shpërthyen në lot dhe në lutje teksa gjenden pranë katedrales bashkë me një mori turistash.

“Zemra ime rrjedh gjak,” tha Bertrand, një financier ekzekutiv. “Isha në shtëpi kur dëgjova lajmin. Tani jam duke u lutur bashkë me turistët”.

‘Zonja jonë’ e Parisit: Një histori e Notre Dame

Një nga ndërtesat më të vjetra dhe më të njohura të qytetit, filloi të ndërtohej në vitin 1163.

Struktura origjinale u përfundua rreth 200 vjet më vonë, në 1345, dhe emri i saj përkthehet fjalë për fjalë në “Zonja jonë e Parisit”.

Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se kjo katedrale do të rindërtohet nga e para.

Loading...