Një nënë ka rrëfyer “gjënë më të frikshme në botë”, lindjen e vajzës së saj e cila peshonte më pak se një pako sheqeri. Jaz Smith u detyrua të lindte Ayla-Grace 14 javë më herët pasi mëlçia e saj po ndalonte së funksionuari.
E vogla erdhi në jetë më 29 Prill në vend të 3 Gushtit që ishte përcaktuar dhe pesha e saj ishte rreth 800 gramë. Gjaku nuk qarkullonte te fëmija dhe kordoni umbelikal ishte lidhur 4 herë rreth qafës së saj duke e bërë të detyrueshme lindjen për të shpëtuar si nëna, edhe foshnja.
Jaz tha se gjithçka nisi kur ajo u ënjt në javën e saj të 24-t dhe nuk i ulej, ndaj iu drejtua menjëherë spitalit. Analizat treguan për pre-eklampsi, kishte dhimbje të tmerrshme dhe ndërsa ky proces vazhdonte, u zbulua se mëlçia po ndalonte së punuari dhe placenta e saj u shkëput. Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ajo kishte hyrë në jaën e 25-të dhe ishte ende shumë herët, por situata nuk priste.
Ndaj, u desh që mjekët të ndërhynin dhe pasi u desh më shumë se një doktor për të hequr kordonin rreth qafës së saj, por disa javë më vonë iu nënshtrua operacionit për shkak të një vrime në zemër. Vogëlushja vuan edhe nga një sëmundje kronike e mushkërive për shkak të lindjes së parakohshme, por tashmë është shtatë muajsh dhe plot jetë.