Ndodh në mes të ditës, grabitet nga një person i armatosur Posta Shqiptare

Grabitet nga një person i armatosur Posta Shqiptare në Kamëz.
Burime bëjnë me dije se shuma e parave të marra është 100 mijë lekë të reja. Mësohet se autori menjëherë pasi ka marrë paratë është larguar me shpejtësi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Loading...