Ndotet lumi Osum, merr ngjyrë të zezë. Në ujë edhe bagëti të ngordhura

Ujërat e lumit Osum, që rrjedhin mes për mes qytetit të Beratit, janë ndotur sërish.

Për disa orë me radhë uji i lumit vazhdon të rrjedhë në qytet me ngjyrë të zezë dhe totalisht i ndotur.
Në ujërat e lumit shihet edhe një dele e ngordhur, ndërsa nuk dihen rrethanat se si ka përfunduar aty.
Askush nuk di t’i japë përgjigje kësaj ndotjeje që nuk dihet se nga mund të jetë shkaktuar, ndërkohë që aludimet janë të shumta.

Shumë banorë beratas shprehen jashtë kamerave se ndotja mund të ketë shkaktuar nga fabrikat e ullirit, të cilat gjatë procesit të përpunimit të ullirit për ta bërë vaj, mbetjet ose siç quhet ndryshe “bërzitë” e ullirit i hedhin në lumë.

Shumë fabrika ulliri në fshatrat: Bilçë, Vodicë, Fushë-Peshtan e deri në Poliçan e Skrapar kanë disa ditë që kanë filluar punën për përpunimin e ullirit në vaj dhe mbetjet e këtij procesi mendohet të kenë shkaktuar edhe ndotjen e ujit të lumit “Osum”, që përveç ngjyrës së zezë ka edhe një shkëlqim vajor në sipërfaqe.

Loading...