Ndryshime drastike në kampin socialist, përjashtohen nga gara e 25 Prillit disa ‘veteranë’ të PS-së

Mesnata e sotme shënon dhe afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Nga kampi socialist vijnë dhe shkëndijat e para në lidhje me deputetët aktual të cilët pritet të lihen jashtë garës elektorale.

Mësohet se deputeti Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e ekipit të Ramës për betejën e 25 Prillit.

Të pasigurtë për një vend në listë janë dhe deputetja Elona Gjebrea së bashku me veteranët Mimi Kodheli dhe ish-kryeministrin Majko.

Ndërkohë që Fatmir Xhafaj mbetet ende në pikëpyetje, ku gjasat janë që me shumë mundësi ish-ministri do të jetë kandidat i Partisë Socialiste në njësinë nr.10 në kryeqytet.

Jashtë listës së kandidatëve pritet të jetë dhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili me shumë gjasa mund ta ketë përfunduar rrugëtimin politik.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Dibrës Dionis Ymeraj, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe prefekti i Tiranës Toni Gogu pritet që në orët në vijim të japin dorëheqjen nga posti për të garuar nën siglën e PS-së në zgjedhje.

Ndryshe nga sa ishte pritur disa javë më parë pritet të kemi në listën e Tiranës Najada Çomon, Luljeta Bozon, emra të cilët janë bërë të ditur tashmë.

Në krye të listës së Durrësit do të jetë Edi Rama i cili mund të pasohet nga ministrja Milva Ekonomi, Klodian Spahiu dhe Lefter Koka.

Loading...