Ndryshime në orën policore, nga sot mund të lëvizni deri në orën 24:00, por ja rregulli që nuk ka ndryshuar

Ora policore ndryshon duke filluar që nga sot. Mësohet se lëvizja do lejohet deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. Por orari për muzikën nuk ka ndryshuar, duke vijuar të qëndrojë deri në orën 10:00 të mbrëmjes.
Po ashtu, që nga 1 korriku, do lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.

Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00; Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00; Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozeve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP; Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Loading...