Ndryshime në qeveri/ Rama firmos emërimin e ri në Ministrinë e Arsimit

Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme emërimin e ri në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar Endrit Hoxha në postin e zv/ministrit në Ministrinë e Arsimit.

Bashkë me Hoxhën, Ministria e Arsimit bëhet me katër zv/ministra. Aktualisht këtë detyrë e mbajnë edhe Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Albana Tole.

VENDIMI, EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Loading...