Ndryshime në strukturat e Policisë së Tiranës

Janë bërë ndryshime në strukturat e Policisë së Tiranës.

Shefi i Komisariatit numër 2, Gilbert Hoxha është transferuar në Drejtorinë e Tiranës. Ai do të mbajë detyrën si shef i krimeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndërsa në vend të tij është emëruar Oltion Bistri.

Bistri ka qenë në sektorin e Forcave Shqiponja dhe shef komisariati në Pogradec.

Loading...