Ndryshimet në qeveri/ Emrat e dy ministrave që ikin, pas Shahinit edhe Lleshaj

Prej javësh flitet për ndryshime në qeveri me të paktën largimin e dy ministrave.

E para që i dha fund dilemave ishte Besa Shahini e cila deklaroi se për arësye familjare nuk do të jetë më në detyrën e ministres së Arsimit pasi do të zhvendoset në Kosovë.
Ndërkaq i dyti ministër që do të largohet duket se do të jetë Sandër Lleshaj. Emri i tij përflitej prej kohësh për tu larguar nga detyra por ditën e sotme nga Vlora, ka qenë vetë Lleshaj që konfirmoi lajmin.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, ka thënë Lleshaj gjatë prezantimit të skuadrës Shqiponja në Vlorë.

Pak javë më parë kryeministri Rama largoi Lleshajn nga detyra e drejtuesit politik në Lezhë duke ia besuar këtë përgjegjësi para zgjedhjeve ish ministres së Arsimit Lindita Nikolla./lajmifundit.al

Loading...