Ndryshimet klimatike duket se po prekin edhe Shqiperine. Meteoalb ne nje shenim ben te ditur ne faqen e vet zyrtare se stinet po i humbin karakteristikat e tyre ndersa pritet qe ne te ardhmen te kete ngjarje ekstreme te motit, si rrallimi i reshjeve apo i nxehti pervelues.
Postimi:
Në 2 dekadat e fundit, stinët po humbasin tiparet klimatike; dimrat janë bërë më të butë, më të shkurtër.
Nga ana tjetër, dimri nuk ka harruar të sjellë periudha deri 15 ditore, me temp. extremisht të ulëta edhe në ULT.Perëndimore, të NGJASHME me ngricat që patem gjate ketyre diteve.
Megjithate dimrat e viteve te fundit kane qene me te nxehte sidomos keto 5 vitet e fundit kjo ka ardhur si pasoje e ndryshimeve klimatike.
Gjate gjithe stines se dimrit rezultojne 15 dite te ftohta dhe te gjithe ditet e tjera shenojne temperatura me te larta se vlerat normale klimatike.
Pra dimrat nga viti ne vit kane qene me te bute, dite te pakta me reshje por intensive dhe me shume dite me diell dhe temperatura te larta.
Pas viteve 1990 POR më e theksuar, pas vitit 2000 në Shqipëri, janë qartësuar ndryshimet klimatike dhe faktet janë këto:
1. Kanë ndryshuar vlerat historike të temp.ekstremisht të ulëta dhe të larta; kanë ndryshuar intensitetet maksimale të reshjeve në periudha të shkurtra kohore (6h, 12 h apo edhe 24 orëshe).
2. Shqipëria hyri në mileniumin e ri me ndryshime të lehta të klimës por pas dekadës së parë, ndryshimet u theksuan duke filluar nga përmbytjet e dimrit 2010-2011.
Vit pas viti përmbytjet pushtuan shumë zona të shumta të vendit duke kulmuar me shkurtin 2015 që solli përmbytje masive në pellgun e Vjosës.
Parashikimet klimatike afatgjata TREGOJNË për rritje të temp.mes.vjet. me 5°C dhe pakësim të reshjeve me 15% për Shqipërinë DERI në fund të këtij shekulli.
Por ajo cfarë është më e rëndësishme, priten më shumë shumë ngjarje të motit ekstrem në të ardhmen (përmbytje më të shpeshta, më shumë periudha thatësire dhe valë nxehtësie, më shumë vale të acarta dhe madje me te ashpra.