Renia e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk jane bërë aspak pengese në këtë fundjavë.
Fluksi i mjeteve në Morinë, ka qënë thuajse i njëjtë me fundjaven e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm kaluan në doganë dhe destinacioni I tyre kryesor mbetet bregdeti.
Shume prej tyre jane me pushime të shkurtra ditore apo fundjave por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetëditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.
Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qendrimet e panevojshme në kufi.
Loading...