Ndryshojnë drejtorët në Policinë e Shtetit, ja emrat e rinj

Kanë nisur ndryshimet e para në Policinë e Shtetit, pas emërimit të Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshmë.

Mësohet se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Forcave të Posaçme Operacionale, ndërsa Arben Dashi është ëmëruar Drejtor Krimesh, në Departamentin e Sigurisë Publike. Edvin Ndreu do të jetë Shefi i Komisariatit nr. 6, teksa Lurtfi Minxhozi do të jetë Drejtor i Europol, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.Ndryshojnë drejtorët në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj
Nga ana tjetër, postin e Drejtorit të Krimeve në Volum në Departamentin e Sigurisë Publike me strukturen e re, do e ketë Arben Dashi, ndërsa Oli Bistri do ushtrojë detyrën e specialistit. Po ashtu, pjesë e ndryshimeve është dhe emërimi i Artan Bajraktari si Drejtor i DVP Kukës.

Loading...