Ndryshon kupola e PS, Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar, Klosi Sekretar i Përgjithshëm

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është emëruar në krye të Grupit Parlamentar të PS-së.

Ky ka qenë vendimi në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Çuçi zëvendëson kështu Taulant Ballën i cili i zuri vendin te Ministria e Brendshme.

Ndërkohë Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PS-së në vend të Damian Gjiknurit.

Loading...