Gazetari Flamur Vezaj ka ndarë në faqen e tij një shënim në lidhje me prokurorët e SPAK, të cilët duke u nisur nga pagat e larta që kanë, llogaritet që të kenë marrë nga nisja e punës deri tani, rreth gjysmë milioni dollarë rroga nga buxheti i shtetit.
Gazetari shkruan se kjo është një kosto e lartë për Shqipërinë ndërkohë shtron pyetjen se çfarë kanë bërë prokurorët e SPAK për ta merituar apo për t`ja kthyer vendit këtë investim.
Vezaj sqaron se shënimi i tij nuk është një sulm ndaj prokurorëve apo ndaj SPAK, por vetëm një sinjal për ti zgjuar ata që të bëjnë punën.
Shënimi i gazetarit:
13 SPAK-istët kane perfitu mbi gjysem milioni dollare per 13 muaj!!
###
#Taksa paguesit shqiptare per 13 muaj i kane paguar vetem rroga 13 “superprokuroreve” te SPAK-ut mbi gjysem miliom dollare! Pra, per 13 muaj pune vetem rroga, PA dieta, PA gadishmeri e benefite te tjera shtese, shteti i ka dhene 13 prokuroreve 532.350 dollare! Te kjo shume gjate 13 muajve, NUK perfshihen shpenzimet e tjera te pagave te punonjesve te administrates, karburanti e veprimet e tjera administrative per llogari te ketij institucioni!
#Sipas ligjit, Prokuroret e SPAK-ut kane pagen mujore 3.150 dollare (me konvertimin e 320.000 lekeve te reja) me te larte se Presidenti vendit e KM! Per nje muaj vetem paga 13 “superprokuroret” marrin nga taksat tona 40.950 dollare! Pra ata jane emeruar ne ate detyre dhe marrin keto paga, per te luftuar korrupsionin e krimin e organizuar! i gjithe ky investim a po shkon dem!!?
#Cfare kemi keto 13 muaj, veç dosjes per vrasjen e shume viteve me pare me eksplozive ndaj nje biznesmenit te njohur bazuar ne rrefimet e nje deshmitari te mbrojtur por te diskutueshem! Arrestimin e disa policeve e kryepleqve qe nuk denoncuan kultivimin e hashashit si dhe disa qytetar, qe kane tentuar te korruptojne policine me ndonje 1 mije lekesh per mos bllokimin e patentes apo evitimin nga gjoba! Tjeter…thuajse asgje me vlere per te me bindur mua dhe qytetaret e tjere skeptike se i meritojne ato paga!!!
#Ky kendveshtrimi im, nuk eshte per t’i sulmuar, por per ti kujtuar atyre se jane ne ate karrige per te luftuar korrupsionin dhe jo per te marr vetem nje rroge te larte dhe benefitet e fituara me ligj! Eshte nje reagim per ti kerkuar llogari njeherazi edhe per ti bere apel qe te zgjohen dhe te veprojne sepse korrupsioni e shperdorimi i detyres tek zyrtaret e larte eshte sheshit prej vitesh, ne veçanti vitet e fundit! Iku koha kur justifikoheshin (disa prej tyre kur ishin te Krimet e Rend) se “nuk i le shefi madh, jane te keq paguar, nuk kane mbrojtje, nuk kane trajtim te vecant”, etj etj! Tani te gjitha i kane!
E kush i ndalon? ASKUSH! Behuni te guximshem! Apo duhet te presim shtatorin sic thoshte ish-shefi i tyre dikur tashme nen hetim! Mos u justifikoni te pakten per mungesen e hetuesve te Byrose, se prane zyrave tuaja keni nder oficeret me te mire te organit te akuzes! Ku disa prej tyre jam i bindur se kane punuar e jane perplasur me shume se disa prej jush me kriminel te rrezikshem e veprime te tjera hetimore ne teren, si diten ashtu edhe naten prej shume vitesh! Por cuditerishte, asnje prej ketyre oficerve nuk ishte kualifikuar per Byro, po kjo eshte nje teme tjeter! Keshtu qe zgjohuni e filloni e veproni qe te justifikoni ato gjysem milion dollareshi qe keni marr gjate kesaj kohe e mos lejoni “pa dashje” duke mos vepruar qe te parashkruhen disa vepra penale!
#VeproniMosNgurroniKohaPoFluturon#