Në 15 ditë karantinë, Lleshaj: 2088 qytetarë kanë thyer masat kufizuese

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar shifrat e masave administrative gjoba që janë vendosur në 15 ditëshin e dytë të marsit kur Shqipëria ka qenë në një karantinë totale.

Shumicën e gjobave e kapin qytetarët që kanë shkelur orarin e kufizimit të lëvizjes dhe janë 1843 të tilla. Po ashtu 183 lokale u gjobitën pasi nuk ju bindën urdhërit për t’u mbyllur.

41 qytetarë ju bllokua motori apo biçikleta, 14 u gjobitën se u kapën në parqe apo zona rekreative, 6 thyen karantinën dhe u gjobitën si dhe vetëm 1 hyri si familjar në urgjencë mjeëksore gjë e cila nuk lejohet.

Po ashtu Lleshaj bën me dije se shumica dërrmuese e qytetarëve i është përgjigjur apelit të autoriteteve dhe bën edhe njëherë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëp dhe të dalin vetëm për nevojat urgjente.

STATUSI I SANDËR LLESHAJT

Qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm, ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente!

Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë.

Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor:

Loading...