Ajo mbeti shtatzënë nëpërmjet metodave artificiale, dhe u akuzua se e bëri gjithçka për vëmendje dhe për të marrë shërbime shoqërore. Ajo u sulmua aq shumë, sa kur doli nga spitali e priste një tufë me protestues para shtëpisë.
Urrejtja nga publiku u bë aq e madhe, sa njerëzit në SHBA thoshin që duhej sterilizuar. Të tjerë e tallnin duke u veshur si ajo për hallouin dhe karnavale, jo vetëm në SHBA por dhe në vende të tjera.
Tashmë nënë e 14 fëmijëve, (gjashtë me shtatzëninë e parë) ajo rrëfen historinë e saj, dhe se si jeta në SHBA nuk ka qenë aspak e lehtë me 14 fëmijë dhe pa bashkëshort.
Sot fëmijët kanë mbushur 10 vjeç. Të tetë janë të shëndetshëm dhe të lumtur. Por kur dolën nga spitali, pasi lindën, te dera e shtëpisë kishin protestues. Në vitin 1996, Nadia Sulejman u martua me Markos Gutierrezin dhe që ditën e parë e dinin që donin shumë fëmijë. Por mjekët thanë që çifti nuk bënte dot fëmijë. E vetmja zgjidhje ishte fertilizimi “in vitro”, të cilin bashkëshorti nuk donte ta bënte. Ai i tha që po ta bënte, do të ndaheshin. Nadia zgjodhi fëmijët para bashkëshortit ndaj vendosi të ndahet e të vazhdonte fertilizimin artificial, por gjërat nuk shkuan siç priste. Për procedurën “in vitro”, gruas i hiqen vezët nga trupi. Më të shëndetshmeve u vendoset sperma në një laborator.
Pasi qelizat të jenë ndarë, futen sërish në barkun e nënës, për të vazhduar procesin natyral në mitër.
Por ngaqë është e kushtueshme, dhe prapë s’ka rezultate 100%, mjekët vendosin më shumë se një vezë të fertilizuar.
Kjo bën që në shumë raste, prindërit të lindin më shumë se një fëmijë. Gjasat janë për binjakë e trinjakë. Nadia nuk e kishte menduar këtë, ajo thjesht donte të bëhej nënë. Ajo priste të kishte binjakë, ndoshta edhe trinjakë. Por gjashtënjakë? Kjo ishte me shtatzëninë e parë. Megjithatë ajo solli gjashtë fëmijë në jetë. Çuditërisht, nuk i mjaftoi. Nadia donte më shumë fëmijë. Ashtu si më parë, ajo ndoqi metodën “in vitro” dhe vendosi shumë vezë të fertilizuara brenda trupit. Këtë herë do të bëhej me tetënjakë. Tetë fëmijët i sollën ndryshime të mëdha në trup, duke i shtyrë organet. Megjithatë, shtatzënia shkoi mbarë. Java e parë ishte e tmerrshme, sepse ekzistonte mundësia që fëmijët të vdisnin, ngaqë dolën 9 javë herët. Por çdo gjë shkoi mirë. Nadia u bë shumë e famshme fillimisht mes mjekëve, pastaj nëpër media. Por njerëzit në Kaliforni nuk e pritën mirë ngjarjen. Për shumë prej tyre, 14 fëmijë ishte numër shumë i tmerrshëm për një nënë. Madje, doktorin e akuzuan se kishte neglizhuar duke i vendosur aq shumë vezë dhe u mor për gjykim. Në fakt, mjeku e humbi licencën për shkak të numrit të lartë të vezëve të fertilizuara që kishte vënë. Licenca u hoq sepse Nadia s’kishte qenë rasti i parë. Ajo pagoi një ekip për marrëdhëniet me publikun, për shkak të sharjeve dhe ofendimeve, por kundër saj u përhap urrejtje e madhe. Ajo thotë që mori shumë kërcënime me vdekje. Disa i thoshin që duhej të ekzekutohej si qen, të paralizohej ose t’i hiqej mitra. Urrejtja arriti deri aty sa kur doli nga spitali me fëmijët, para shtëpisë ishin mbledhur protestues. Njëri i goditi xhamin e makinës. Një prej akuzave për të cilat urrehej, ishte se po u merrte para taksapaguesve. Ajo duhej t’i ushqente fëmijët me mbështetje nga shteti. Të tjerë e akuzuan se po e bënte për vëmendje publike, në kurriz të fëmijëve dhe të taksapaguesve. Ajo vazhdoi të sulmohej vazhdimisht, pasi akuzohej se nuk ishte e aftë t’i mbante fëmijët. Pronari i shtëpisë ku jetonte me qira e akuzoi se kishte shkelur kontratën, se po i dëmtonte shtëpinë me aq shumë fëmijë, dhe e përzuri. E dëshpëruar, Nadia nxori një film për të rritur, të titulluar “Oktomamaja: E Vetme në Shtëpi” ku interpretonte vetëm ajo dhe asnjë aktor tjetër. Pastaj nisi të shfaqet në disa filma artistikë, me role të vogla të parëndësishme, por si përfundim u detyrua të gjejë një punë. Ajo punoi në një klub nate, por pas fare pak javësh u detyrua të shtrohet në një klinikë trajtimi, pasi nisi të vuante nga ankthi. Mediat nisën ta sulmojnë sërish kur mësuan se ajo i ushqente fëmijët me dietë vegjetariane. Por gjithsesi, pas shumë mundimeve, ajo arriti të mbarojë shkollën e të punojë në fushën e saj: terapiste familjare. “S’jam ndier kurrë më e lirë se kur nisa të punoj në profesionin tim”, tha ajo. Tani ajo është e lodhur nga thashethemet, dhe thjesht do të vazhdojë jetën me fëmijët, të cilët duken të lumtur me nënën e tyre.
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
Cookie
Duration
Description
cookielawinfo-checkbox-analytics
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional
11 months
The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy
11 months
The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.