Në 24 orë 8 të shëruar, 52 gjithsej/ 78 të prekur në spital, 3 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 78 persona me koronavirus të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë. 

77 prej tyre tek Infektivi dhe 1 tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Por me dy rastet e fundit, ka shkuar në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Loading...