Në aeroportet franceze makinat parkohen nga robotët (video)

Pas disa vitesh testime, Stanley Robotics zyrtarisht vendosi flotën e robotëve në punë këtë javë në Aeroportin Saint Ekzyperi të Lionit.

Të gjithë ata që parkojnë makinat në hapësirën e robotëve duhet ti lënë në një kuti speciale në formë garazhi. Një prej robotëve të Stanley do të marrë makinën dhe ta dërgojë tek vendi i parkimit.

Kur udhëtari rikthehet, sistemi përdor informacioni e fluturimit dhe vendos kur tua kthejë makinën. Kompania thotë se qytetarët nuk kanë nevojë më as të presin dhe as të kërkojnë në një labirinti parkimi.

Këta robotë në formë valixheje kanë formë katrore dhe gjerësinë e një SUV të vogël. Esencialisht shërbejnë si rimorkiues duke vendosur krahë metalikë nën makinë që mbështeten tek gomat. Robotët mund të vendosin 50% më shumë makina në të njëjtën hapësirë sesa njerëzit duke i parkuar më afër njëra-tjetrës.

Aktualisht Stanley Robotics mbulon vetëm 500 hapësira parkimi por kompania thotë se dëshiron tu shërbejë 6,000 prej tyre. Nuk dihet se kur do të lançohet shërbime tek aeroportet e tjera por kanë filluar testimet në Duseldorf të Gjermanisë dhe aeroportin Sharl De Gol të Parisit, njofton PCW.

Një tjetër testim është planifikuar nga Stanley Robotics në Aeroportin Gatwick të Londrës në fund të këtij viti.

(BalkanWeb)

Loading...