Në arr est shtëpie, Fjolla Morina merr propozimin për martesë

Këngëtarja Fjolla Morina po kalon momentetë bukura përsa i përket jetës private. Ajo së fundmi ka dhënë një lajm i cili ka befasuar fansat.

Morina e cila u kap me një armë zjarri dhe me disa fishekë në doganën e Morinit, ka postuar një foto ku ka bërë të ditur se e ka pranuar propozimin për martesë. Një rrjetin social të Instagrami, Fjolla ka ndarë disa foto ku shihet një buqetë e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.
Ndërkohë në një foto tjetër bukuroshja shihet se ka vendosur unazën sakaq në një mbishkrim shkruan se ka thënë po kur i është bërë propozimi.

“Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Sakaq ajo nuk ka thënë se kush ja ka bërë propozimin po ka lënë të kuptohet se mashkullli që do të bëhet bashkëshorti i saj është Fisnik Syla pasi në trëndafilat e kuq është dhe shkronja ‘F’, e cila është shkruar me trendafila të bardhë.

Loading...