Në avionin ku u vodhën 10 milionë euro ka qenë edhe Adriatik Llalla

Në avionin e pasagjerëve që do të nisej drejt Vjenës në orën 15:05, ku u grabitën miliona euro ka qenë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Lajmin e bën të ditur në studion e “Dritare” në News 24, gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se në Llalla do të udhëtonte drejt Austrisë.

Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit (foto më poshtë) ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës. Porta ndodhet në krahun e fshatit Larushk.

Katër personat e armatosur, kanë prerë me darë portën e hekurt.

Forcat e sigurisë së kompanisë private që ruan aeroportin nuk i ka vënë re duke qenë se ishin të veshur me rroba komando të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit.

Me të hyrë, grabitësit kanë shkuar tek pjesa e “barkut” të avionit duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Ishin disa banka që po transportonin kartëmonedhat jashtë vendit. Grabitësit kanë arritur të marrin një pjesë të tyre.

Në momentin që po grabitej shuma e parave, punonjësi i zjarrfikëses ka thënë se është prerë dera dhe biseda është dëgjuar nga FNSH-ja dhe policia e Rinasit, të cilët janë vënë në lëvizje.

Loading...