Këngëtarja Eneda Tarifa festoi dje ditëlindjen me miqtë më të afërt të zemrës së saj.
Eneda ka mbushur plot 40 vjeç dhe sipas saj kanë qenë vite të bukura, të vështira, me punë, me bashkëpunime, me ç’bashkëpunime siç është vetë jeta.
Këngëtarja e hitit “Me veten” ka falenderuar të pranishmit nëpërmjet një fjalimi duke u shprehur se nuk e kishte në plan të festonte, por ishin miqtë e saj që e kishin bindur.
“Nuk doja të festoja por tani kam tre festa.”
“Me kë?!” pyet këngëtarja Era Rusi.
“Me familjen do vish kam dhe një kushëri beqar”, thotë Eneda.
“Po ti ku e di që unë jam beqare”, ja kthen Era dhe gjithë të ftuarit shpërthejnë në duartrokitje dhe brohorima për Erën.
Loading...